Site icon Telegrafi

Dua Lipa merr vëmendje me stilin rrugëve të Londrës

Ajo njihet më së shumti për këngët e saj hit dhe paraqitjet magjepsëse në tapetin e kuq.

Madje, edhe teksa bën punë dhe merr kohë për veten, Dua Lipa duket elegante pasi u fotografua duke ecur në qytetin e saj të Londrës të hënën në mëngjes.

E veshur me një xhaketë me vija të zeza me një palë xhinse po ashtu të ngjashme të gjera, ylli i muzikës pop nuk dukej edhe aq në humor të mirë.

Dua Lipa (Foto: Daily Mail)

Nën xhaketë kishte një bluzë gri me grafika vizatimore në pjesën e përparme, dhe zgjodhi një palë atlete të zeza të markës Balenciaga.

Lexo po ashtu Dua Lipa duket magjepsëse dhe tërë elegancë teksa merr pjesë në konferencën e “Vogue Forces Of Fashion”

Mbi krahun e saj mbante një çantë të madhe të zezë, e cila kishte detaje të rripit të argjendtë.

Dua Lipa (Foto: Daily Mail)

Duke u fokusuar në shëtitjen nëpër rrugët e Londrës, Dua u përqendrua në telefonin e saj teksa shihej mjaft e zënë.

Ajo mbante syze dielli të zeza, të cilat përputheshin me flokët që i kishte lënë pas veshëve.

27-vjeçarja u shfaq pa grim, duke e lënë lëkurën e saj natyrale të merrte frymë, por që shtoi një ngjyrë rozë në buzët e saj.

Dua Lipa (Foto: Daily Mail)

Ylli ka qenë në Londër javët e fundit për të bërë një paraqitje në “Vogue Forces of Fashion” të premten mbrëma javën e kaluar.

Ajo dukej si një ikonë e modës që merrte pjesë në konferencën vjetore të “Vogue Forces Of Fashion” në 180 The Strand në Londër. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Instagram)
Exit mobile version