Site icon Telegrafi

Dua Lipa merr vëmendje me paraqitjen elegante në kopertinën e New York Times

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, së fundmi ka zënë vend në ballinën e njërës prej revistave më prestigjioze në botë, “The New York Times”.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjete sociale, pasi ka hedhur disa fotografi me 61.7 milionë ndjekësit që mban në Instagram.

“Kopertina e New York Times e fotografuar nga John Edmonds – stilimi i Lorenzo Posocco – flokët Chris Appleton – grimi Samantha Lau”, ka shkruar Lipa.

Në fotografinë e parë, ajo ka pozuar me një kostum rozë të lehtë dhe pa reçipeta teksa duket në formë të mrekullueshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Paraqitjet atraktive kanë marrë mbi 800 mijë pëlqime dhe komente të ndryshme nga miqtë e fansat.

Dua këtë kohë është duke korrë suksese të mëdha edhe me albumin “Future Nostalgia”, i cili është bërë më i dëgjuari tri javë radhazi në platformën Spotify duke lënë pas edhe albumin e The Weeknd, “After Hours”.

25 vjeçarja po ashtu ka filluar përgatitjet për çmimet “Grammy”, duke qenë se është e nominuar në gjashtë kategori. /Telegrafi/

Exit mobile version