Telegrafi

Dua Lipa merr vëmendje me fustanin e bardhë transparent

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, këtë kohë ka qenë në lëvizje nëpër vende të ndryshme.

Ajo së fundmi ishte në Ibiza me miqtë dhe familjen për të festuar ditëlindjen e 28-të.

E njëjta po ashtu një ditë më parë u raportua se e ka njohur të dashurin e ri Romain Gavras me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën.

Ata kanë qenë duke darkuar një një restorant të famshëm në Ibiza të Spanjës.

Lexo po ashtu Kënga “Dance The Night” e Dua Lipës zë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar

Sidoqoftë, ylli i famshëm ka sjell së fundmi disa imazhe të reja ku shfaqet me një fustan të bardhë të tejdukshëm.

Fustani transparent ka bërë që të duken të brendshmet e saj gjithashu të bardha.

Krijuesja e hitit “Levitating” dukjen e ka kompletuar me një palë taka me material të ngjashëm.

Dua momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Dance The Night”, e cila është kolonë zanore e filmit “Barbie”. /Telegrafi/