Këngëtarja Dua Lipa ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e njohur “Summertime Ball” të radios së njohur angleze Capital FM.
Ajo ka rrëfyer për më të rejat në karrierën e saj, si dhe projektet që mendon t’i realizojë në të ardhmen.
Mes shumë shakave me prezantuesin e njohur Roman Kemp, duket se ka pasur edhe disa momente që shikuesit nuk kanë mundur t’i shohin nga prapaskena.
Bëhet fjalë për një ‘propozim me martesë’ të inskenuar nga vet moderatori.
Dua ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “Unë thash Po”, ndërsa ka etiketuar Roman Kempin.
Në fotografi vërehet Kemp teksa i vë një unazë në gisht, ndërsa Dua duket e lumtur.
Një skenë të tillë, moderatori i “Capital FM”, e ka bërë edhe muaj më parë me të ftuarën Zara Larson. /Telegrafi/
https://twitter.com/DUALIPA/status/873535296486469633