Festivali “Evropa Plus” në Moskë ka mirëpritur edhe tre këngëtare shqiptare.
Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi e Arilena Ara ishin emrat e përzgjedhur për të performuar para publikut rus.
Por, para performancës së këngëtarëve, organizatorët kishin përgatitur një befasi për Dua Lipën.
Ata i kanë ndarë një plaket ari për kontributin e dhënë në botën muzikore dhe me rastin e nxjerrje në shitje të albumit të parë.
“E artë në Rusi. Dua Lipa 1. Faleminderit”, ka shkruar Dua në llogarinë personale në Instagram.
Theksojmë se edhe Arilena Ara është vlerësuar lartë prej autoritete ruse duke i dhuruar një plaket Platiniumi. /Telegrafi/