Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka qenë krye-tema e lajmeve javëve të fundit.
Pas një paraqitje spektakolare në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, ajo nisi pushimet në Antalya të Turqisë, e ndërsa së fundmi udhëtoi me të dashurin për në Ibiza.
Duket se ky i fundit, është destinacioni kua Dua ka vendosur të kremtojë ditëlindjen e saj të 23-të më datë 22 gusht.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, këngëtarja me famë botërore, bënë të ditur se e gjithë familja e ngushtë, shoqëria, por edhe i dashuri, ndodhen pranë saj për të kremtuar ditëlindjen.
Madje, ata e kanë nisur festën një ditë më përpara, duke organizuar një mbrëmje, ku secili shihen të veshur me kostume të ndryshme dhe qesharake.
Ata presin orën 00:00 për t’i uruar Duas ditëlindjen, e cila këtë vit po e feston në një mënyrë vërtetë speciale.
“Në prag të ditëlindjes me bandën”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet në festën e organizuar me miqtë dhe familjarët e saj.
Ndërkohë, fansat e shumtë në numë i urojnë Duas edhe shumë vite tjera të lumtura. /Telegrafi/