Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pothuajse ka përmbyllur suksesshëm turneun e saj të koncerteve për vitin 2018.
Sukseset për të brenda këtij viti ishin të shumta, ndërsa arritja më e madhe ishte nominimi i saj në dy kategori në “Grammy Awards 2019”.
Tani me ardhjen e festave të fundvitit, këngëtarja duket se ka gjetur pak kohë për të afërmit dhe shoqërinë e saj.
Së fundmi, ajo ka realizuar një festë të madhe në shtëpinë e saj në Londër, me familjen dhe shoqërinë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në InstaStory disa imazhe nga festa, ku shihet se është duke ia kaluar mirë nën shoqëri të më të dashurve të saj.
Artistja shihet e lumtur ndërsa feston e ndërsa pranë saj gjendet edhe i dashuri, Isaac Carew.
Dua do të jetë gjithashtu në kopertinën e “British Vogue” për muajin janar, gjë të cilën ajo e ka llogaritur si një ëndërr të realizuar. /Telegrafi/