Telegrafi

Dua Lipa mbështet iniciativën e yjeve botërore: Bojkotoni bizneset e Sulltanit të Bruneit

Sulltanati i Bruneit ka sjell një ligj që dënon me burgim të përjetshëm dhe vdekje personat që publikisht shfaqin orientimin seksual, përkatësisht nëse deklarohen se janë pjesëtar të komunitetit LGBTI.

Elton John, George Clooney e shumë të tjerë kanë bërë apel që të bojkotohen të gjitha bizneset e sulltanit të këtij vendi.

Së fundi, thirrjeve të yjeve botërore iu është bashkangjitur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo e fundit, në fakt, ka rishpërndarë një mesazh të Ellen DeGeneresit, e cila ka renditur bizneset që i përkasin sulltanit dhe ka bërë thirrje të që të bojkotohen.

“Vendi i Bruneit do të fillojë të dënojë me vdekje homoseksualët. Ne duhet të bëjmë diçka tani. Ju lutemi bojkotoni këto hotele në pronësi të Sulltanit të Bruneit. Ngrini zërin tani. Përhapni fjalën”, ka shkruar ndër të tjerash moderatorja amerikane, të cilën gjë e ka mbështetur edhe këngëtarja jonë.

Lexo po ashtu Elton John kundër Sulltanit të Bruneit: Bojkotoni çdo gjë të personit që përkrah vrasjet e homoseksualëve


Ndryshe, Sulltani Hassanal Bolkiah ka fuqi absolute në Brunei dhe hotelet e përmendura janë pronë e Agjencisë për investime dhe vende në Azinë Juglindore. /Telegrafi/