Romanca e tyre vazhdon të jetë e përfolur që nga muaji korrik.
Dhe tani, nga pikëpamjet e gjërave, duket se Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, kanë çuar marrëdhënien e tyre në nivelin tjetër, teksa po bëhen gati për festën e Halloweenit.
Dyshja u fotografuan së fundmi, teksa blenë disa kunguj, dhe sende të tjera të ndryshme të festave, në një dyqan ushqimesh në Los Angeles, të enjten, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Dua i kishte krahët e zëna me dy kungujt që mbante në duar, megjithatë kjo nuk e ndaloi të tregojë figurën e saj trupore
Ajo kishte veshur një pulovër të zezë, të kombinuar me një bluzë blu dhe një palë atlete të zeza.
Duket se fituesja e Çmimeve “Grammy” po përgatitet për të festuar bashkë me Anwarin atë që njihet si “nata e shtrigave”
Çifti përndryshe po jetojnë tash e sa kohë në New York, ku janë zhvendosur prej më shumë se një muaji. /Telegrafi/