Telegrafi

Dua Lipa mban koncert madhështor në Dubai, falënderon fansat për mikpritjen që ia bënë në vizitën e saj të parë atje

Dua Lipa (Foto: Dave J Hogan/Getty Images/Guliver)

Artistja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, pas një pauze disa mujore në muzikë, është rikthyer fuqishëm me këngë dhe koncerte të reja.

Teksa po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “Don’t start now”, Dua njëherësh ka nisur edhe turin e ri të koncerteve, dhe qyteti i parë nga ku ka filluar këtë gjë është Dubai.

Ajo ka performuar për mijëra fansa atje, ndërsa duket të jetë kënaqur pafund në vizitën e saj të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

E njëjta publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku tregonte momente gjatë interpretimit të saj fantastik në skenë.

Lexo po ashtu Kur Dua Lipa thirrej me përkëdheli "djali i vogël" nga nëna e saj - publikohet fotografi e rrallë nga fëmijëria e artistes

Dua shkruan se ishte bukur që t’u rikthehej koncerteve me gjithë dashurinë dhe mikpritjen që i ofruan në Dubai.

“U ndjeva shumë mirë që u riktheva në skenës! Faleminderit Dubai për energjinë tuaj … faleminderit që e bëtë udhëtimin tim të parë këtu kaq shumë argëtues!”, kanë qenë fjalët e këngëtares Lipa në Instagram.

Përndryshe, ajo po punon fuqishëm për realizimin e plotë të albumit të saj të dytë, i cili do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Ilya S. Savenok/Getty Images/Guliver)