Ajo sapo u bë pjesë e një programi bamirës përkrah emrave të famshëm si: Rita Ora, Sean Paul dhe Chris Martin mes krizës së coronavirusit.
Dhe të hënën, Dua Lipa poxoi me një maskë në fytyrë, teksa u largua nga shtëpia e saj në Londër, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e muzikës pop, 24 vjeçe, postoi fotogragi në Instagram krahas titullit: “Jashtë për të blerë tableta larëse enësh, bëni mbrapa”.
Ajo veshi një palë pantallona të zeza dhe një këmishë të shkurtër.
Ylli me prejardhje nga Kosova kishte vënë një palë syze dielli të zeza, duke marrë kështu një psmje edhe më atraktive.
Lipa do të performojë krah emrave të njohur si: Rita Ora, Ellie Goulding, Sean Paul dhe Chris Martin të enjten në BBC Radio 1, përmes një koncerti live, paratë e të cilit do të shkojnë në ndihmë të të prekurve me coronavirus.
Koncerti “Stay Home Live Lounge” do të publikohet në orët e pasdites të së enjtes dhe do të shihni disa nga yjet më të mëdhenj të industrisë muzikore që bashkëpunojnë për të mbledhur para për bamirësi.
Do të ketë një video shoqëruese e cila do të marrë premierën e saj ekskluzive botërore gjatë Big One në BBC 1.
Emra tjerë të njohur që do të performojnë janë: AJ Tracey, Anne-Marie, Bastille, Biffy Clyro, Hailee Steinfeld, Jess Glynne, Mabel, Paloma Faith, Rag’n’Bone Man, Royal Blood, YUNGBLUD dhe Zara Larsson.
“Stay Home Live Lounge” do të regjistrohet dhe filmohet nga artistë nga shtëpitë e tyre.
Fitimet neto nga Mbretëria e Bashkuar do të kombinohen me fondet e mbledhura nga “The Big Night In” dhe do të ndahen në mënyrë të barabartë midis organizatave Childrens in Need dhe Comic Relief për të ofruar mbështetje thelbësore për njerëzit në nevojë të të gjitha moshave dhe prejardhjeve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të cilët janë dukshëm të ndikuar nga kriza e COVID-19. /Telegrafi/