Site icon Telegrafi

Dua Lipa mahnit me paraqitjen unike dhe me stil, thekson linjat joshëse trupore

Një prej emrave më të njohur të muzikës ndërkombëtare është padyshim ylli shqiptar, Dua Lipa.

Artistja e famshme krahas vokalit dhe një karriere të suksesshme muzikore njihet edhe për veshjen e saj unike dhe plot stil.

Kjo gjë ka rënë në sy edhe në paraqitjen e radhës që 26-vjeçarja bëri në Instagram për mbi 74.2 milionë ndjekësit e saj.

Këngëtarja zeshkane mahniti me stilin e veshjen, teksa shihet me një kostum dy pjesësh ngjyrë vjollcë, me prerje tek pjesa e belit, ndërsa theksonte për mrekulli linjat e saj joshëse të trupit.

Dua kompletoi dukjen e saj me një palë vathë, me pamje natyrale dhe pa grim, ajo dukej tërheqëse dhe plot sharm.

Ndryshe, Dua së fundmi festoi suksesin e këngës “Love Again” që arriti mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube, ndërsa edhe bashkëpunimi i sa i fundit me Elton John “Cold Heart” ditë më parë u rendit në pozitën e parë në top-listat britanike. /Telegrafi/

Exit mobile version