Dua Lipës iu bashkua Rosie Huntington-Whiteley, teksa drejtonin yjet që merrnin pjesë në lundrimin e Jacquemus në La Casa në Capri, Itali të hënën.
Këngëtarja, 28 vjeçe, e cila aktualisht po përgatitet për të performuar në “Glastonbury”, mahniti me një fustan gjysmë të tejdukshëm, ndërsa modelja, 37 vjeçe, zgjodhi një fund elegant me print zebra.
Me të mbërritur në eventin e organizuar në Casa Malaparte, Dua i bëri me dorë turmës ndërsa hipte në varkë.
Ajo bashkoi numrin e gjatë me sytjena të sipërme të zezë dhe të brendshm me bel të lartë.
Muzikantja i tërhoqi flokët e saj të kuq në një stil gjysmë lart, gjysmë poshtë dhe e koordinoi çantën e saj të lëkurës me ngjyrën e flokëve. /Telegrafi/