Site icon Telegrafi

Dua Lipa mahnit në fustanin e tejdukshëm, sjell poza të reja atraktive nga pushimet në Shqipëri

Pas përfundimit të “Sunny Hill Festival” që u mbajt në fillim të muajt gusht në Prishtinë, Dua Lipa prej ditësh po qëndron në Shqipëri.

Artistja shqiptare me famë botërore ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore së bashku me familjen dhe miqtë e saj.

Gjatë këtyre ditëve, ylli i muzikës gjithashtu ka festuar ditëlindjen e 27-të dhe ka sjellur vazhdimisht imazhe nga koha argëtuese që po kalon.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Krijuesja e hitit “New Rules” edhe sot (e martë) ka postuar disa foto në të cilat dukej në formë të mrekullueshme.

E veshur me një fustan të zi i tejdukshëm në pjesën e sipërm, Dua kompletoi pamjen me çizme të gjata, një grim të thjeshtë dhe me aksesor ndërsa flokët e gjata i la të lira mbi super.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Artisja duke tejet atraktive dhe e mahnitshme në pozat e reja teksa nuk munguan mijëra pëlqime dhe komente nga ana e fansave.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Kujtojmë që Dua performoi në natën e parë të festivalit “Sunny Hill” që u mbajt në parkun Gërmia në Prishtinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Ndërkohë, festivali për herë të parë do të mbahet edhe në Shqipëri nga 26, 27 dhe 28 gushti. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram
Exit mobile version