Telegrafi

Dua Lipa mahnit në fotografitë me bikini nga pushimet në Ibiza

Dua Lipa ka ngritur temperaturat teksa ka ndarë një sërë fotografish në bikini nga pushimet e saj luksoze në Ibiza.

Këngëtarja, 29 vjeçe, u nis për në ishullin spanjoll javën e kaluar për të festuar ditëlindjen e rrethuar nga miqtë dhe familja.

Në një postim në Instagram, ajo tregoi momentet kryesore të udhëtimit të saj dhe disa selfie të mrekullueshme me rroba banje.

Foto: Screenshot/Instagram

Dua ka vënë në pah barkun e sheshtë me një triko shumëngjyrëshe dhe një minifund me dantella.

Krijuesja e hitit “Levitating” ka nxjerrë në pah këmbët e tonifikuara, gjersa rrinte në një shkallë me një bluzë të kuqe dhe me pantallona të shkurtra.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo dukej se po kalonte një kohë të mirë në rrezet e diellit me miqtë e saj, duke shijuar një shishe verë dhe duke luajtur letra.

Ylli i famshëm ka qenë e shoqëruar nga motra Rina dhe vëllai i vogël, Gjin si dhe një grup miqsh të saj.


I dashuri i saj, aktori Callum Turner, gjithashtu ka qenë i pranishëm në këtë udhëtim. /Telegrafi/