Telegrafi

Dua Lipa mahnit me dukjen plot shkëlqim në “The Late Late Show”, teksa bën akrobaci të ndryshme

Ajo ka shijuar disa ditë të mira pushimi në Los Angeles gjatë javëve të fundit, pasi u largua nga Britania e Madhe për të kaluar kohë me të dashurin e saj Anwar Hadid në shtetin e tij të lindjes.

Dhe Dua Lipa u takua me një tjetër britanik me bazë në Sh.B.A. të enjten, kur ajo bëri një paraqitje në “The Late Late Show” të James Corden, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 25-vjeçare ndau me ndjekësit në Instagram disa pamje të vetes ku shfaqej me një fustan vezullues, ndërsa tregonte linjat e saj atraktive trupore.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Duke kombinuar fustanin e saj zinxhir me një palë taka të zeza vertiginoze me material kamoshi dhe geta opake, bukuroshja e lindur në Londër shfaqi fleksibilitetin e saj ndërsa shtrihej dhe pozonte.

Lexo po ashtu Dua Lipa shfaqet me një stil të çuditshëm, endet me rroba shumë të gjera krah Anwarit në Los Angeles

Flokët e saj me balluke dhe makijazhi i lehtë, bën që Dua të dukej edhe më e mrekullueshme me këtë paraqitje.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Sonte në Late Late Show me James Corden”, shkroi ndër të tjerash artistja Lipa në Instagram.

Ylli, e cila kohët e fundit u kthye nga pushimet që i kaloi në Palm Spring, u pa duke performuar së bashku me yllin televiziv Corden në këngën e tyre të veçantë kushtuar sigurisë nga coronaviusi.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua ka më shumë se një muaj që është shpërngulur në Kaliforni për të jetuar bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

The Sun raportoi që krijuesja e hitit “One Kiss” ka ndërruar shtet për të jetuar me partnerin e saj për shkak të frikës se ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë shumë për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/