Ajo ka shijuar disa ditë të mira pushimi në Los Angeles gjatë javëve të fundit, pasi u largua nga Britania e Madhe për të kaluar kohë me të dashurin e saj Anwar Hadid në shtetin e tij të lindjes.
Dhe Dua Lipa u takua me një tjetër britanik me bazë në Sh.B.A. të enjten, kur ajo bëri një paraqitje në “The Late Late Show” të James Corden, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 25-vjeçare ndau me ndjekësit në Instagram disa pamje të vetes ku shfaqej me një fustan vezullues, ndërsa tregonte linjat e saj atraktive trupore.
Duke kombinuar fustanin e saj zinxhir me një palë taka të zeza vertiginoze me material kamoshi dhe geta opake, bukuroshja e lindur në Londër shfaqi fleksibilitetin e saj ndërsa shtrihej dhe pozonte.
Flokët e saj me balluke dhe makijazhi i lehtë, bën që Dua të dukej edhe më e mrekullueshme me këtë paraqitje.
“Sonte në Late Late Show me James Corden”, shkroi ndër të tjerash artistja Lipa në Instagram.
Ylli, e cila kohët e fundit u kthye nga pushimet që i kaloi në Palm Spring, u pa duke performuar së bashku me yllin televiziv Corden në këngën e tyre të veçantë kushtuar sigurisë nga coronaviusi.
Dua ka më shumë se një muaj që është shpërngulur në Kaliforni për të jetuar bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.
The Sun raportoi që krijuesja e hitit “One Kiss” ka ndërruar shtet për të jetuar me partnerin e saj për shkak të frikës se ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë shumë për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/