Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, arriti të triumfojë edhe në një ceremoni të radhës – “Global Awards 2020”.
Ylli shqiptar u nderua me çmimin “Best Britisht Act”, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “Global Awards” e cila zhvillohet në Londër.
Edhe pse në tapetin e kuq parakaloi e vetme, bukuroshja në këtë ngjarje ishte e shoqëruar nga i dashuri Anwar Hadid dhe familja e saj, babai Dukagjini, e ëma Anesa si dhe motra dhe vëllai i saj i vogël, Rina dhe Gjini.
Ajo zgjodhi fustanin elegant të markës “Mugler” ndërsa i shfaqte vetëm njërën anë të këmbës, duke e bërë të shkëlqejë tërësisht në skenë në momentin kur rrëmbeu çmimin.
24-vjeçarja i falënderoi fansat për përkrahjen e madhe që ia japin çdo ditë e më shumë, si dhe nuk harroi t’ia urojë ditëlindjen e 51-të babait të saj, Dukagjinit.
E njëjta ishte e nominuar në tri kategori, duke rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike”, teksa ka mposhtur Ed Sheeran, Lewis Capladi, Sam Smith dhe Stormyz.
Ky eveniment i rëndësishëm në bazë të votave të publikut, shpërblen këngëtarët më të mirë në botë.
Lista e plotë e fituesve në “Global Awards 2020”:
Grupi më i mirë
Jonas Brothers
Stereophonics
Maroon 5
Coldplay
Little Mix
Artisti më i mirë mashkull
Ed Sheeran
Shaën Mendes
Lewis Capaldi
Stormzy
Harry Styles
Artistja më e mirë femër
Dua Lipa
Billie Eilish
Ariana Grande
Lizzo
Camila Cabello
Artistja më e mire britanike
Ed Sheeran
Lewis Capaldi
Sam Smith
Stormzy
Dua Lipa
Artisti më i mirë klasik
Sheku Kanneh-Mason
MILOŠ
Gareth Malone
Alma Deutscher
Russell Watson
Artisti më i mirë në HOP apo R&B
Stormzy
Post Malone
Khalid
Aitch
Chris Brown
Performuesi më i mirë i zhanrit indie
Stereophonics
Sam Fender
The 1975
Twenty One Pilots
Florence & The Machine
Kënga më e mirë pop
Shawn Mendes
Dua Lipa
Jax Jones
Tones & I
Rita Ora
Ed Sheeran
Tom Walker
Lewis Capaldi
Taylor Swift
Freya Ridings
Kënga më e mirë e vitit 2019
P!nk – Walk Me Home
Harry Styles – Lights Up
Panic! At The Disco – High Hopes
Aitch – Taste (Make It Shake)
Billie Eilish – bad guy
Ed Sheeran & Justin Bieber – I Don’t Care
Tones & I – Dance Monkey
Kygo x Whitney Houston – Higher Love
Shawn Mendes & Camila Cabello – Senorita
Lewis Capaldi – Someone You Loved
Artisti i ri më i mirë
Young T & Bugsey
Lauv
Tones & I
Aitch
Lizzo
Kënga më e dëgjuar në vitin 2019
Lewis Capaldi – Someone You Loved
/Telegrafi/