Telegrafi

Dua Lipa mahnit me dukjen e saj glamuroze në BAMBI Awards

Foto: Getty Images/Guliver

Është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të vjetra të ndarjes së çmimeve në Gjermani.

Bëhet fjalë për evenimentin e njohur BAMBI Awards 2018 që po zhvillohet në Berlin, në të cilin po marrin pjesë emra të njohur nga arena ndërkombëtare.

Kështu duket këngëtarja shqiptare Dua Lipa në BAMBI Awards (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

E njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj glamuroze në tapetin e kuq.

Çmimet BAMBI ndahen çdo vit për të arriturat e artistëve, kryesisht atyre që janë të njohur në tregun e muzikës gjermane.

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

23-vjeçarja i ka mahnitur të gjithë, teksa është paraqitur me një fustan të gjatë, ngjyrë krem.

Lexo po ashtu Programi artistik i koncertit gjigant për Skënderbeun në Romë: Këngët që do të interpretohen nga krenaritë e kombit

Një unazë e hijshme argjendi në gishtin e saj dhe manikyri i zi përshtateshin më së miri me dukjen e këngëtares së hitit “One Kiss”.

Dua Lipa duket e shkëlqyeshme në BAMBI Awards (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Modeli i saj me flokë të shkurtra dhe vathët e argjendit, i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse.

Pas kësaj ngjarje, Dua do të niset për në Itali, ku do të fillojë provat për koncertin gjigant për Skënderbeun, që do të mbahet më 19 nëntor në Teatrin ‘Argentina’, në Romë. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

 

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

 

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)