Është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të vjetra të ndarjes së çmimeve në Gjermani.
Bëhet fjalë për evenimentin e njohur BAMBI Awards 2018 që po zhvillohet në Berlin, në të cilin po marrin pjesë emra të njohur nga arena ndërkombëtare.
E njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj glamuroze në tapetin e kuq.
Çmimet BAMBI ndahen çdo vit për të arriturat e artistëve, kryesisht atyre që janë të njohur në tregun e muzikës gjermane.
23-vjeçarja i ka mahnitur të gjithë, teksa është paraqitur me një fustan të gjatë, ngjyrë krem.
Një unazë e hijshme argjendi në gishtin e saj dhe manikyri i zi përshtateshin më së miri me dukjen e këngëtares së hitit “One Kiss”.
Modeli i saj me flokë të shkurtra dhe vathët e argjendit, i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse.
Pas kësaj ngjarje, Dua do të niset për në Itali, ku do të fillojë provat për koncertin gjigant për Skënderbeun, që do të mbahet më 19 nëntor në Teatrin ‘Argentina’, në Romë. /Telegrafi/