Ajo duket se është në disponim të mirë pasi mori çmimin e ‘këngës së preferuar Pop/Rock’ në “AMA 2020”.
Dua Lipa tashmë ka ngjallur edhe reagime të tjera, duke ndarë disa imazhe nga prapaskenat e evenimentit, shkruan Daily Mail.
Këto i ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ndërsa merrte poza tërheqëse para kamerës.
25-vjeçarja është parë me një mini-fund që vëreheshin gurët shkëlqyes, me ç’rast i theksoheshin edhe tiparet e formësuara trupore.
Krijuesja e hitit “Break My Heart” arriti të magjeps edhe më shumë me bukurinë natyrale dhe grimin e rëndë.
Përndryshe, pjesëmarrja e saj në “America Music Awards” ka mahnitur mijëra fansa, pasi interpretoi mrekullueshëm hitin “Levitating”. /Telegrafi/