Site icon Telegrafi

Dua Lipa madhështore para mijëra adhuruesve në Atlanta, shtrihet në skenë me lule në dorë (Foto/Video)

Dua Lipa gjatë turneut amerikan në Atlanta...

Superylli shqiptar, Dua Lipa, po shfaqet gjithnjë e më e popullarizuar dhe me performanca më të mira në turneun e saj botëror.

Bukuroshja nga Prishtina aktualisht po qëndron në SHBA, ku po mbanë serinë e koncerteve atje, në kuadër të turneut të saj botëror.

Dua zgjodhi një veshje me bluz të kaltër dhe mini fund me vija të bardha e të kuqe.

Ajo u paraqit mbrëmjen e kaluar në Atlanta duke stër mbushur sallën me të pranishëm, ku mijëra patën rastin të dëgjojnë Duan duke interpretuar LIVE me bendin e saj, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Kënga e Dua Lipës tashmë u shikua 100 milionë herë në YouTube (Foto)

Dua si gjithnjë është shfaqur tejet bukur, duke mos e humbur në asnjë moment thjeshtësinë e saj, krahas dukjes me ngjyra të gjalla.

Si gjithmonë, Dua e magjishme duke dhëngë gjithçka në skenë.

Ylli shqiptar performoi hitet e saj më të mëdha live, ku “Be the One” dhe “Scared to be Lonely” u pritën shumë mirë nga publiku amerikan në Atlanta të Georgias.

Lexo po ashtu Harry Styles arsyeja që Dua Lipa u nda nga i dashuri? (Foto)

Dua Lipa vazhdon të jetë tejet e angazhuar edhe në përfundimin e albumit të saj debutues.

Në një moment gjatë performancës pasi pranoi lule nga fansat ajo u shtri në skenë në shenjë nderimi ndaj respektit të publikut pas super performancës së saj.

Për Duan, edhe ky album pritet të jetë sukses i radhës muzikor, pasi vetëm njavë më parë Ed Sheeran e parandaloi atë që të okuponte pozitën e parë në Britani të Madhe me këngën “Be The One”. /Telegrafi/

Exit mobile version