Telegrafi

Dua Lipa lë prapa Rihannan, Selena Gomezin dhe Nicki Minajin në Spotify (Foto)

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa, nuk po ndalet drejt majes së muzikës botërore.

Bukuroshja me suksesin e fundit të këngës “New Rules” ka fascinuar adhuruesit anë e mbanë botës.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga bukuroshet shqiptare (Foto/Video)

Në Spotify Dua është bërë një sensacion i madh, ku këngët e saj janë dëgjuar plot 28 milionë herë dhe është në vendin e 17-të.

Përkundër vendit të 17-të, ajo ka arritur të tejkalojë emra me renome botërore.

Ndër emrat që ajo ka tejkaluar për dëgjueshmëri është Rihanna, The Weekend, Nicki MInaj, Fnrech Montana, Selena Gomez dhe Demi Lovato.

Kjo tregon se Dua po konsolidohet si një nga artistet më të mëdha botërore dhe me albumin e ri ajo mund të bëhet edhe më e madhe se Rihanna. /Telegrafi/