Telegrafi

Dua Lipa lë pak vend për imagjinatë me pozat për “Rolling Stone”

Dua Lipa Foto: Instagram/dualipa

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka filluar të pushtojë kopertinat e revistave prestigjioze.

Derisa pozoi për revistën britanike “Vogue”, ajo tashmë ka realizuar edhe një fotosesion të ri, ku shfaqet mahnitëse.

Bëhet fjalë për magazinën Rolling Stone, derisa bukuroshja me pozat e marra nuk ka lënë vend për imagjinatë.

Në fotografinë për kopertinë, Dua shihet e veshur me një fustan me rrjetë, çka i zbulonte më shumë nga trupi saj i formësuar.

Të njëjtat ajo i ka ndarë në rrjetin social Instagram, teksa bënte të ditur se ndihet mjaft e lumtur për punën e bërë.

“Faleminderit Rollingstone, xhiruar nga David Lachapelle. Një ditë që nuk do ta harroj kurrë, akoma duke e fiksuar veten”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Theksojmë se artistja e njohur tashmë është duke shijuar pushimet në Meksikë, së bashku me familjarët e saj. /Telegrafi/