Telegrafi

Dua Lipa lanson demo versionin francez të “IDGAF”, paralajmëron duet me Maitre Gims

Dua Lipa ka konfirmuar lansimin e versionit më të ri, atij francez të prjoektit “IDGAF”.

Projekti është një demo, i cili është pëlqyer nga adhuruesit e Duas.

“Dëshira juaj, është komandë për mua”, u shpreh Dua në një postim të saj.

Ajo po ashtu ka konfirmuar se shumë shpejt do të lansojë versionin francez të po kësaj kënge, të plotin, me reperin Maitre Gims, të cilin e ka quajtur reper të preferuar.

Dua ka qëndruar aktive së fundmi dhe sapo ka përmbyllur turneun e saj britanik.

Shumë shpejt Dua kthehet në vendlindje, përkatësist në datat 10, 11 dhe 12 gusht, ku do të performojë në Sunny Hill Festival.

Të gjitha informacionet dhe biletat për Sunny Hill Festival mund t’i gjeni në faqen zyrtare: www.sunnyhillfestival.com (kliko këtu)