Site icon Telegrafi

Dua Lipa lanson koleksionin e tretë me “Pepe Jeans”, merr vëmendje me pozat atraktive

Ajo ka filluar bashkëpunimin me brendin e famshëm botëror, “Pepe Jeans” në shtator të vitit të kaluar.

Dhe Dua Lipa së fundmi njoftoi fansat se ka lansuar koleksionin e saj të tretë të veshjeve e njëherësh të fundit me këtë brend.

25 vjeçarja ka ndarë koleksionin e ri me 53.5 milionë ndjekësit që numëron në Instagram, ku vjen e mahnitshme në secilën pozë.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Ndërkohë që në imazhin e parë, artistja me origjinë shqiptare pozon tërësisht e zhveshur duke mbajtur gjoksin me duar.

Lexo po ashtu Publikohen nominimet për ARIA Awards 2020 - Dua Lipa konkurron për çmimin "Artistja më e mirë ndërkombëtare"

“Shumë krenare që lansova gamën time të tretë dhe të fundit për Pepe Jeans. Ishte shumë interesante dhe argëtuese të mësosh më shumë rreth dizajnimit me nje markë kaq ikonike të Londrës, e cila fillimisht nisi në një tezgë në tregun e Portobello në vitet 1970”.

“Vendosa të nënshkruaj një bashkëpunim me një koleksion të quajtur ‘Denim Decades’ me stile të frymëzuara nga çdo dekadë që kur Pepe filloi shitjen e xhinseve. Mezi po pres të ju shoh se si ju dizajnoni të juajat”, ka shkruar ajo.

Dua po vazhdon të korrë suksese të mëdha edhe në muzikë, ndërsa është nominuar në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve në Australi, “ARIA Awards 2020”.

Ajo konkurron në kategorinë “Artisti më i mirë internacional” në evenimentin që do mbahet më 25 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version