Këngëtarja shqiptare me famë në rrafshin ndërkombëtar, Dua Lipa, sot (e martë) ka lansuar linjën e saj të veshjeve me brendin e famshëm botëror, “Pepe Jeans”.
Ajo para disa muajve kishte nënshkruar marrëveshje me kompaninë e njohur dhe duket se 24-vjeçarja po e realizon ëndrrën e saj në fushën e modës.
Gjatë ditës së sotme përmes disa fotografive atraktive të publikuara në Instagram, bukuroshja prezanton koleksionin e ri.
“Jam shumë i entuziazmuar të njoftoj që bashkëpunimi im Dua Lipa x @pepejeans tani është në dispozicion për të blerë. Unë kam qenë duke punuar shumë prapa skenave për të hartuar koleksionin tim të parë të frymëzuar nga vitet ’90 dhe vitet e hershme në Londër. Koleksioni është ideuar me fansat e mi në mendje, dhe unë jam shumë i entuziazmuar që të ju shoh në këto rroba. Unë jam aq krenare për projektin dhe mezi presim që nesër të fillojë ngjarjen zyrtare”, ka shkruar ndër të tjerash Dua.
Zeshkania shfaqet e mahnitshme në koleksionin e ri, derisa ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj të veçantë dhe sensuale.
Ndërkohë, artistja Lipa së fundmi ka dhënë një intervistë për prestigjiozen Vogue, ku ka folur për albumin e ri dhe për shumëçka tjetër. /Telegrafi/