DJ i njohur me famë botërore Avicci ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Tim Bergling, ka vdekur në rrethana ende të paqarta në moshën 28-vjeçare.
Shumë artistë botërorë kanë shprehur dhimbjen me humbjen e një artisti dhe mesin e tyre ishte edhe Dua Lipa.
Ajo ka shkruar përmes rrjeteve sociale se nuk po mund të besoj se bota ka humbur një person kaq të famshëm.
“Lajm shumë i keq për të dëgjuar për shkuarjen e Aviciit. Shumë i ri dhe shumë shpejt. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët, miqtë dhe fansat e tij”, ka shkruar Dua në Twitter.
Avicii ishte një ndër artistët me të cilin ka bashkëpunuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vitin e kaluar në projektin “Lonely together”, këngë e cila ishte pëlqyer nga publiku.
Avicii ka lindur në Stokholm ndërsa disa nga këngët më të famshme të tij janë “I Colud Be the One” me Nicky Romero, “Wake me up”, “You Make Me”, “X You”, “Hey Brother”, “Addicted to You”, “The Days”, “Waiting for Love” dhe “Lonely Together”. /Telegrafi/
Such sad news to hear about Avicii passing. Too young and way too soon. My condolences go out to his family, friends and fans x
— DUA LIPA (@DUALIPA) April 20, 2018