Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit në arenën ndërkombëtare.
Këtë epitet bukuroshja jonë e përforcoi edhe gjatë 48 orëve të fundit duke u shpërblye me çmime për punë e palodhshme.
Këngëtarja prej ceremonisë së 61-të të ndarjes së çmimeve Grammy Awards u nda me dy trofe – “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.
Ajo ka marrë shumë përgëzime prej miqve dhe familjarëve si dhe prej një prej artistëve më të mëdhenj të botës së shoubizit, Lady Gaga.
Kjo e fundit, sipas 23-vjeçares, i dhuroi një puthje zeshkanes sa që gati nuk ia ndali trurin së funksionuari.
“Gjithashtu, Lady Gaga më dhuroi një puthje kur po ngjitesha për të marrë çmimin “Artistja më e mirë e re” dhe ishte e mjaftueshme për të mu ndalur truri së funksionuari”, ka shkruar Dua në llogarinë personale në Twitter.
Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit më të ri. /Telegrafi/
https://twitter.com/DUALIPA/status/1095061507409412097