Site icon Telegrafi

Dua Lipa kujton dukjen e saj në “Met Gala 2019”, ndërsa ndan disa fotografi në Instagram

Dua Lipa (Foto by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

E hëna e parë e majit tashmë prej vitesh shënon një nga ngjarjet më të mëdha të modës, e cila sivjet është anuluar për shkak të përhapjes së coronavirusit.

Fjala është për “Met GALA” – evenimentin madhështor të shumëpritur nga adhuruesit e modës por që është shtyrë deri në një afat të pacaktuar.

Vitin e kaluar, Dua Lipa ishte një nga yjet shqiptare që mori pjesë në ngjarjen e modës të organizuar nga revista “Vogue”.

Dua Lipa (Foto by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Ajo shkëlqeu në qilimin e kuq të ngjarjes gjigante të modës, teksa ishte veshur e tëra në Versace.

Dhe së fundmi, ylli shqiptar ka kujtuar disa momente të lumtura nga “Met GALA 2019”, duke ndarë me ndjekësit disa imazhe atraktive.

Në fotografitë që ka ndarë me 44.7 milionë ndjekësit e saj, 24-vjeçarja shfaqet edhe përkrah yjeve si: Katy Perry dhe Miley Cyrus.

“Kthehemi prapa në ditën e parë të majit”, ka shkruar ajo krahas fotografive.

Theksojmë se Dua Lipa në këtë mbrëmje ishte e shoqëruar nga ish-i dashuri i saj, Isaac Carew, /Telegrafi/

Exit mobile version