Radioja prestigjioze në Londër, ka shfrytëzuar këngën e re të këngëtares kosovare “Blow Your Mind (Mwah)”, për të ftuar dëgjuesit që të qëndrojnë me valët e Capitol FM.
Singli i ri i këngëtares nga Kosova, duket se do të jetë një hit i ri në tregun muzikor ndërkombëtar. Vetëm pak ditë pas lansimit, kënga e re autores së hitit ‘Be The One’ ka nisur të bëhet kryefjalë në radiostacionet britanike.
Kanali i njohur muzikor në Britani të Madhe, Capitol FM ka përzgjedhur pikërisht këngën e Dua Lipës, për ta realizuar një video promovuese që i fton dëgjuesit që ta ndjekin show-in e mbrëmjes dhe të qëndrojnë nën shoqëri me këtë radio, që promovon hitet muzikore, shkruan KultPlus.
Ky veprim nuk ka kaluar pa u vërejtur nga këngëtarja e cila ka shprehur admirimin e saj.
“Faleminderit për Capital FM që e zgjodhi “Blow Your Mind (Mwah)”, ka shkruar Dua Lipa përmes rrjeteve sociale teksa ka ftuar që kënga e saj të pranohet, shpërndahet, dhurohet dhe të këndohet.
Lansimi në versionin audio i këngës “Blow Your Mind – (Mwah)” i paraprin albumit të ri të Dua Lipës i cili do të lansohet më 10 shkurt 2017 dhe do t’i përmbajë 12-të këngë. Për javët në vazhdim ajo ka paralajmëruar këngët tjera të albumit i cili tashmë mund të porositet paraprakisht online.