Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka publikuar pamje nga sesioni i ri fotografik.
Bukuroshja pasi publikoi vizualin e albumit të saj, tash ka sjellë projektin e ri fotografik.
“IDGAF” titullohet vizuali i ri i albumit që erdhi si video, kurse tash në fotografitë e reja për revistën Refinery, Dua vjen mjaft kreative.
Fotot janë realizuar nga Alexandra Gavillet, kurse për flokët është përkujdesur Sami Knight.
Dua Lipa pati sukses të madh në vitni 2017.
Ajo publikoi albumin e ri të saj të vet-titulluar në emër të saj, i cili bëri bujë.
Kurse, hiti më i suksesshëm ishte “New Rules”, që arriti qindra mijëra klikime dhe u bë hit në botë.
Dua është prej kohësh në lidhje me Paul Klein. /Telegrafi/