Dua Lipa theksoi edhe një herë figurën e saj trupore, teksa performoi në Chicago të mërkurën gjatë turneut të saj “Future Nostalgia”.
Këngëtarja 26 vjeçe, dukej e përsosur e veshur me kostumin e saj të verdhë – të cilën e kishte veshur edhe në shfaqjet e mëparshme – teksa u ngjit në skenë në “United Center”.
Fituesja e çmimit “Grammy” ngriti lartësinë e saj me një palë çizme me taka të verdha të ndezura dhe kompletoi veshjen me doreza të ngjashme, shkruan DailyMail.
Bukuroshja brune i kishte kapur flokët e saj në një topuz të çrregullt dhe zgjodhi një makijazh me ngjyra bronzi për pamjen e saj.
Interpretuesja e hitit “No Lie” argëtoi turmën me një mikrofon të zi në dorë dhe një ekip kërcimtarësh me veshje të kaltra që ndodheshin përreth saj.
Në një moment ylli performoi një koreografi të shpejtë teksa performonte një rutinë.
Tani që performanca e saj në Chicago ka përfunduar, Dua do të shkojë në Houston Texas më 12 mars për ndalesën e radhës në turneun e saj.
Turneu – i cili është emëruar “Future Nostalgia” në mbështetje të albumit të saj të dytë – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida muajin e kaluar.
“Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin “Grammy” për “Albumin më të mirë të zhanrit pop” dhe kënga kryesore e albumit “Don’t Start Now” arriti sukses kritik, duke përfshirë nominimet e “Grammy”-t për kategorinë: “Incizimi muzikor i vitit”, “Kënga e vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit Pop”.
Turneu është vendosur të përfundojë në nëntor në Perth, Australi dhe po prodhohet nga Ceremony London, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer.
Këngëtarët mbështetës që po marrin pjesë në këtë turne janë: Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo dhe Angèle.
Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi në fillim të kësaj jave u bë e ditur se këngëtarja shqiptare është paditur për hitin e saj “Levitating”.
Ajo gëzoi sukses të madh me hitin e saj të vitit 2020, por një grup i quajtur Artikal Sound System po kërkon të fitojë dëmshpërblim nga kënga sepse ata besojnë se ajo ka vjedhur vijën melodike të këngës së tyre të zhanrit reggae të vitit 2017, “Live Your Life”.
Sipas dokumenteve të siguruara nga tabloidi amerikan TMZ, grupi beson se Dua dhe ekipi i saj e dëgjuan këngën e tyre dhe dolën me një kopje të saj, të titulluar “Levitating”.
Edhe pse nuk kanë shpjeguar pse mendojnë se është kështu në padi, ka ngjashmëri në tingullin e dy këngëve, veçanërisht në refren.
Artikal Sound System ka emëruar gjithashtu labelin e Duas, “Warner Records” dhe të tjerë si të pandehur dhe po kërkojnë çdo fitim të bërë në këngë, plus dëmshpërblim. /Telegrafi/