Superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka konfirmuar se do të performojë në Prishtinë më 10 gusht.
Është vet ylli nga Prishtina me famë botërore që ka konfirmuar rikthimin e madh në vendin e saj.
Dua pritet që të performojë më 10 gusht në kuadër të festivalit Sunny Hill, festival ky i ri disa ditor që do të mbahet në kryeqytet dhe ku pritet të performojnë edhe artistë të tjerë të njohur ndërkombëtar.
Ky konfirmim i Duas vjen pas zërave pse ajo nuk ka performuar për 10 vjetorin e pavarësisë, por megjithatë ajo do ta bëjë verën të zjarrtë me një performancë.
Dua në konfirmimin e saj e ka listuar Kosovën bashkë me vendet tjera të mëdha botërore dhe festivale tjera të mëdha, si Tomorrowland dhe Lollapalooza.
Ky është lajmi më i madh në skenën e argëtimit për këtë vit dhe njëkohësisht koncerti më i madh që do të mbahet këtë vit në vendin tonë.
Dua vetëm ditë më parë ka shkruar historinë me paraqitjen e saj në Brit Awards, ku fitoi në mënyrë historike dy çmime si “Këngëtarja më e mirë” dhe “Depërtimi i Vitit”.
/Telegrafi/