Telegrafi

Dua Lipa konfirmon datat e turneut në Australi dhe Zelandë të Re

Foto: Dua Lipa/Instgram

Pas situatës me pandeminë COVID-19 duket sikur bota tashmë po i rikthehet normalitetit.

Edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po përgatitet për fillimin e turneut botëror.

26-vjeçarja në vitin 2020 ishte e detyruar të anuloi koncertet pikërisht për shkak të koronavirusit, ndërsa tashmë ajo ka konfirmuar datat e reja të turneut.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Pasi njoftoi për koncertet në Amerikë, Dua tashmë ka zbuluar datat e koncerteve në Australi dhe Zelandën e Re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

“Po ndodh Australi dhe Zelandë e Re. Po e sjell turneun “Future Nostalgia” në nëntor 2022. Jam shumë e entuziazmuar që të ju shoh juve. Biletat në shitje të enjten në orën 14:00 sipas kohës lokale”, ka njoftuar Dua.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në anën tjetër, artistja e famshme së fundi performoi në festivalin “iHeart Radio”, në Las Vegas.

Ndërkohë, përveç muzikës, Duan do ta shohim edhe si aktore, pasi ka filluar xhirimet e filmit të saj të parë. /Telegrafi/