Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj duke hyrë në histori me muzikën që bën.
Shqiptarja e famshme çdo ditë e më shumë po e shkruan emrin e saj në historinë e muzikës botërore duke arritur suksese të jashtëzakonshme dhe duke vënë rekorde që askush më parë nuk i ka arritur.
22-vjeçarja është bërë artistja e parë femër në histori që i ka njëkohësisht tri këngë në ‘Top 20’ të top-listës “US Pop Radio” në epokën e saj debutuese.
Ajo e ka arritur këtë sukses me këngët “New Rules”, “IDGAF” dhe “One Kiss” (të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Calvin Harris).
https://twitter.com/musicnewsfact/status/992808187983052800
Ripërmendim se “New Rules” është një hit botëror që ka kaluar shifrën prej një miliard shikimesh (aktualisht numëron një miliard e 190 milionë shikime) në YouTube dhe ka vendosur rekorde të shumta në platformat tjera muzikore.
Ndërkohë, çerek milionë shikimesh ka arritur edhe videoklipi i këngës “IDGAF” që është lansuar më 12 janar të këtij viti.
Derisa kënga më e re në bashkëpunim me Calvin Harris, “One Kiss”, fillimisht u lansua vetëm në versionin audio (mbi 56 milionë dëgjime në YouTube), ndërsa para katër ditësh u kompletua me videoklip. Videoja muzikore tashmë ka arritur rreth 13 milionë shikime. /Telegrafi/