Site icon Telegrafi

Dua Lipa: Kam puthur për herë të parë kur isha 17 vjeçe

Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, iu është përgjigjur 30 pyetjeve në një sfidë interesante për “W Magazine”.

Ajo ka hipur mbi një dem lëvizës, ndërsa rezistonte dhe përgjigjej në pyetjet interesante të gazetarit.

Dua tregoi se këngëtarët e preferuar nga vitet 90’ mbeten grupi i vajzave “Spice Girls”, teksa mes Londrës dhe New Yorku, zgjodhi qytetin ku u lind e u rrit, Londrën.

Një nga pyetjet më private të bëra gjatë intervistës së nxehtë, ishte ajo se kur ka puthur për herë të parë.

Këngëtarja shqiptare u përgjigj pa hezitim duke treguar ishte 17 vjeçe, kur dhuroi puthjen e saj të parë.

Dua Lipa ka qenë e lidhur për vite me radhë me kuzhinierin dhe modelin e njohur, Isaac Carew.

Isaac Carew dhe Dua Lipa (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë prej më shumë se një viti e gjysmë, ajo ka nisur një lidhje të re me vëllain e motrave super modele Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid. /Telegrafi/

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version