Projekti i fundit i Dua Lipës duket se po mirëpritet mirë prej fansave.
‘Lost in your light’, titullohet kënga më e fundit e këngëtares shqiptare, të cilën e solli në bashkëpunim me Miguel.
Kjo këngë deri më tani është shfaqur 1 milion herë dhe ka arritur po aq edhe ‘followers’ në Instagram , e cila gjë e ka bërë ti gëzohet këtij suksesi këngëtarja, transmeton Telegrafi.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që tregoni. Një milion shfaqje të ‘Lost in your light’ dhe 1 milion ndjekës në Instagram”, ka thënë ndër të tjerash Dua.
Ndryshe, kjo e fundit ka paralajmëruar nxjerrjen në shitje të albumit të parë muzikor në karrierë. /Telegrafi/