Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë ka pasur një vit të jashtëzakonshëm dhe për këtë ka përgatitur një album të kompletuar me imazhe dhe video.
Kështu ka bërë të ditur artistja 23-vjeçare përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka lënë një mesazh falënderues për fansat.
“Edicioni i plotë është këtu! Çfarë udhëtimi ka qenë me kaq shumë momente të paharrueshme. Ka shumë shfaqje të pabesueshme, udhëtime e ekskursione në të gjithë botën që ky album ka marrë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Lipa.
“Kaq shumë fansa dhe dashamirës u kthyen në miqtë e mi. Kam qenë me fat që isha pjesë e udhëtimit. Kjo është dhurata ime që po e ndaj me ju. Shijoni atë dhe më tregoni se cila është kënga juaj e preferuar! Shihemi shumë shpejt”, shkroi Dua.
Ndërkohë, ajo gjatë ditës së djeshme ka treguar historinë e plotë të bashkëpunimit me Chris Martinit e Coldplayt, e cila rezultoi me baladën e vitit 2017, ‘Homesick’.
Ndryshe, zeshkania është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/