Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo së fundi ka publikuar këngën më të re të titulluar “IDGAF”, e cila është shikuar mbi 52.2 milionë herë në YouTube.
Por, suksesin më të madh e ka arritur me këngën që po konsiderohet edhe si himb për gjininë femërore “New Rules”. Ky i fundit është shikuar mbi 957 milionë herë në YouTube.
Kjo ka bërë që këngëtarja të nominohet në pesë kategori të ndryshme të çmimeve vjetore të Brit Awards.
Ajo ka kërkuar ndihmën e fansave, duke treguar se si mund të votoni në mënyrë që ajo të rrëmbej në ndonjërin prej çmimeve.
“Ju ende mund të votoni për mua edhe për një kohë të shkurtër. Linku është në biografinë time. Gjithashtu mund të votoni për videon më të mirë të ‘New Rules’ në Twitter #BRITVIDDUALIPA … për më shumë detaje shkoni në dualipa.com/voting”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në Instagram.
Dua është nominuar edhe në kategoritë “Best British Video”, “MasterCard British Album of the Year”, “British Single” si dhe në ” British Female Solo Artist”.
Albumi debutues i këngëtares shqiptare është shpallur si më i miri i vitit 2017 në kategorinë e femrave.
Ndryshe, ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/