Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, po korrë sukses të madh në industrinë muzikore.
Ajo në pjesëmarrjen në “Grammy Awards 2021” jo vetëm që mori vëmendje me paraqitjen, por mori edhe çmimin për albumin më të mirë ‘pop’, shkruan Daily Mail.
25-vjeçarja tashmë në rrjetin social Instagram është dukë bërë bujë edhe me postime të përditshmërisë, sikurse bënë zakonisht.
Dua vendosi që të ndajë disa fotografi nga pushimet, ku shfaqej me bikini, të brendshme, e në ca tjera edhe me të dashurin.
Njëra prej tyre që mahniti më shumë fansat ishte poza me veshje rozë, ku Lipa theksonte tiparet trupore.
Zeshkania ka pozuar edhe për magazinën “M”, duke theksuar edhe njëherë tipare e bukurisë natyrale. /Telegrafi/