Artistët anembanë botës tashmë kanë ndaluar çdo aktivitet të tyre për të evituar infektimin nga coronavirusi. Disa prej tyre kanë vendosur të qëndrojnë të izoluar me më të dashurit e tyre.
Kështu ka vendosur edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, e cila po qëndron e mbyllur me të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Lipa këtë gjë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shihet duke lexuar një libër.
Po ashtu, në mbishkrimin e fotografisë, ajo i ka këshilluar të gjithë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që ta mposhtin virusin.
“Dita e katërt. Shpresoj që secili po qëndron brenda, kështu ne mund ta mposhtim këtë virus të mallkuar”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Dua Lipa romancën e saj me modelin Anwar Hadid e kishte filluar nëntë muaj më parë, dhe thuajse gjatë gjithë kohës shoqërojnë njëri tjetrin./Telegrafi/