Dua Lipa ka dhënë një intervistë për revistën “V Magazine” ku mes tjerash ka folur edhe për vendlindjen.
Ajo ndër të tjera ka thënë se po të ishte në Kosovë, do ta kishte vështir]ë të depërtojë në tregun botëror.
“Mendoj se nuk do të mund ta ndiqja karrierën muzikore në Kosovë sepse besoj se nuk kishte ndonjë rrugë për të dalë në një audiencë më të madhe. Nëse do të postoja ‘koverë’ dhe të shpresoja se dikush do të më gjente e të më largonte nga aty, thjesht nuk ishte reale. Gjithçka që doja ishte të bëja muzikë”, ka deklaruar këngëtarja.
Lipa është rritur në Britani të Madhe, ndërsa në moshën 11-vjeçare ishte kthyer me familjen në Kosovë. Në moshën 15-vjeçare ajo kishte arritur të bindte prindërit që ta lejonin të kthehej në Londër, për të ndjekur ëndrrën e saj.