Telegrafi

Dua Lipa ironizon me flokët e Donald Trump

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, gjersa herë pas here përfshihet edhe në debate e tema aktuale që kanë të bëjnë me vendin.

Duke qenë se jo rrallë herë ironizon me presidentin amerikan, Donald Trump, një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e sotme (e mërkurë).

Dua Lipa ironizon me flokët e Donald Trump (Foto: Instagram)

E njëjta ka publikuar një fotografi të Trump në InstaStory, ku ironizon me stilin e flokëve të 74 vjeçarit.

“Shpenzon 70 mijë në flokët e tij dhe floktari i tij vazhdon ta urrejë atë”, ka qenë mbishkrimi sipër fotos.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Para disa viteve, artistja me origjinë shqiptare kishte marrë pjesë në një protestë kundër vendimit të Trump për të ndërtuar një mur me Meksikën.

Ndërkohë që vitin e kaluar, 25 vjeçarja ka qenë hapur ndaj partisë së kryeministrit aktual britanik, Boris Johnson. /Telegrafi/