Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, gjersa herë pas here përfshihet edhe në debate e tema aktuale që kanë të bëjnë me vendin.
Duke qenë se jo rrallë herë ironizon me presidentin amerikan, Donald Trump, një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e sotme (e mërkurë).
E njëjta ka publikuar një fotografi të Trump në InstaStory, ku ironizon me stilin e flokëve të 74 vjeçarit.
“Shpenzon 70 mijë në flokët e tij dhe floktari i tij vazhdon ta urrejë atë”, ka qenë mbishkrimi sipër fotos.
Para disa viteve, artistja me origjinë shqiptare kishte marrë pjesë në një protestë kundër vendimit të Trump për të ndërtuar një mur me Meksikën.
Ndërkohë që vitin e kaluar, 25 vjeçarja ka qenë hapur ndaj partisë së kryeministrit aktual britanik, Boris Johnson. /Telegrafi/