Site icon Telegrafi

Dua Lipa me imazhe provokuese, tregon se pati zgjatime flokësh në MET GALA

Dua Lipa (Foto by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare të muzikës.

Këngëtarja jonë është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe, video dhe mesazhe të ndryshme për fansat.

Ajo ka qenë gjatë ditëve të kaluara në një prej ngjarjeve kryesore të modës të organizuara në New York, MET GALA.

Dua Lipa (Foto Instagram)

Në këtë të fundit, zeshkania kishte të veshur një fustan tejet interesante, por edhe zgjatime të flokëve.

“Nëse flokët e mija do të ishin kështu çdo ditë, nuk do të dija kisha ditur si të veproja. Flokët e shkurtra më bëjnë më modeste”, ka shkruar bukuroshja në Instagram.

Lexo po ashtu Dua Lipa zbulon prapaskena nga përgatitja e saj për MET GALA

Theksojmë se në këtë mbrëmje ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, ku dyshja iu shmang një takimi me njëra-tjetrën.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit të ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version