Site icon Telegrafi

Dua Lipa imazh i parfumit më të ri nga “YSL Beauty”

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja Dua Lipa po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se është bërë imazh i një prej parfumeve më të reja në treg të YSL Beauty.

Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse ndërsa mban në duar produktin e ri.

Në mbishkrimin e fotografisë, Lipa shkruan se ndjehet e lumtur që pati mundësinë të jetë pjesë e kësaj reklame.

“Aq krenare që më në fund ju zbulova LIBRE aromën e re të nxjerrë nga Yves Saint Laurent Beauty”, ka shkruar Dua në Instagram.

Përndryshe, këtë vikend, artistja do të jetë në Kosovë për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon i ati i saj, Dukagjini. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version