Këngëtarja Dua Lipa ka prezantuar sot (e premte) projektin e saj më të ri muzikor.
“Idgaf” mban titullin kënga e saj më e re, e cila erdhi për fansat edhe me një klip shumë të veçantë, pjesë e cilit u bë edhe sozia e saj.
Për vetëm brenda një dite, kënga ka arritur të marrë afro tre milionë klikime në kanalin YouTube.
Si e tillë, Dua ka shënuar një shifër rekord, pasi për pak orë ka arritur të renditet e para në YouTube, duke u bërë edhe kënga e rekomanduar e momentit.
Lajmin për këtë sukses e bëri të ditur edhe vet Dua Lipa përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
“Nuk mund të besoj! Sa shumë dashuri, zemra ime po eksplodon”, ka shkruar e entuziazmuar Dua. /Telegrafi/