Telegrafi

Dua Lipa heq dyshimet se është “single”, publikon poza të të dashurit (Foto)

Muaj më parë u raportua se këngëtarja shqiptare ishte ndarë prej modelit britanik.

Por, tashmë Dua Lipa i ka hedhur poshtë të gjitha pohimet përmes një imazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Isaac Carew shihet teksa përpiqet të vesh një palë atlete mbase për të dal me Duan, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Dua nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth takimit me të dashurin dhe pse nuk ka qenë afër tij me muaj të tërë.

Ndryshe, këngëtarja ditë më parë ka publikuar ‘Lost in Your Light’, i cili deri më tani ka marrë është shikuar mbi 1.2 milion herë në YouTube.

Kujtojmë se projekti është pjesë e albumit të ri të Dua Lipës, i dedikuar për tregun amerikan që pritet të publikohet së shpejti. /Telegrafi/