Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, këto ditë është duke qëndruar në Prishtinë.
Ajo ka ardhur këtu për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj.
Në natën e parë të mbajtur të premten në Parkun Gërmia, Dua ka shijuar performancat e kolegëve së bashku me familjarët në tribunën VIP.
E lumtur për argëtimin që shijoi mbrëmë, Lipa ndau me ndjekësit disa fotografi nga festivali, ku shfaqte disa nga momentet më të mira të natës.
“Gjuhët jashtë gjatë gjithë natës”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, referuar faktit që në të gjitha imazhet thuajse është fotografuar me gjuhën jashtë, dhe njëlloj kanë bërë edhe njerëzit tjerë në rrethin e saj.
E ndjekur nga mbi 32 milionë ndjekës, ky postim i saj në rrjetin social Instagram, ka bërë që Kosovës t’i bëhet promovim edhe më i madh shtetit më të ri në Ballkan.
Të shumtë janë artistët që do të ngjiten edhe sonte (e shtunë) në natën e dytë të festivalit, kryesisht emra të muzikës hip-hop. /Telegrafi/